
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte i pranishëm në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, që vendi i tij e mposhti Marokun me rezultat 2:0.
I pari i shtetit francez, pas ndeshjes vizitoi dhomën e zhveshjes të kombëtares së Marokut për ta lavdëruar futbollistin e tyre Sofyan Amrabat.
Maroku ishte i zhgënjyer me rezultatin, por Macron ndjeu se kishte gjëra pozitive për të hequr nga loja dhe lavdëroi Amrabat për paraqitjet e tij në Katar.
Been told France president Emmanuel Macron has visited Morocco’s dressing room after the game and told Sofyan Amrabat that he has been “the best midfielfer of the tournament” in front of all the squad. 🇲🇦🤝🏻 #Qatar2022 pic.twitter.com/Ya9dOlB7u8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 14, 2022
I pari i shtetit francez i kishte thënë mesfushorit të Fiorentina-s se ai “ishte mesfushori më i mirë në Katar”.
Pas vizitës së Marokut, Macron iu bashkua dhomës së zhveshjes së futbollistëve të Francës për të festuar kalimin në finale.
Kjo është hera e dytë radhazi që Franca kualifikohet në finale të Kupës së Botës, derisa përballë do ta ketë Argjentinën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura