Lajme

Macron e quajti Rusinë “një nga perandoritë e fundit koloniale”


Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rusinë “një nga fuqitë e fundit koloniale perandorake” në botën moderne.

Kjo, duke iu referuar luftës së saj kundër Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga botimi francez “Le Figaro”, duke cituar fjalën e kreut të shtetit.

Në një konferencë së bashku me presidentin e Benin-it, si pjesë e turneut të tij në Afrikë, Macron e krahasoi pushtimin rus të Ukrainës me luftërat perandorake të shekujve të kaluar.

“Kjo është një luftë për territor që, deri më tani, mendohej se tashmë ishin zhdukur nga kontinenti evropian. Kjo është një luftë si në fillim të shekullit të 20-të, në shekullin e 19-të”, u shpreh presidenti francez.

Ai vuri në dukje faktin se vetë kombet afrikane kishin një përvojë të tillë.

“Rusia është një nga perandoritë e fundit koloniale… dhe vendosi të pushtojë një vend fqinj për të mbrojtur interesat e saj”, shtoi Macron.

Më herët, gjatë muajit korrik, presidenti francez siguroi se vendi ka burimet për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbështetur aleatët e saj.

Macron vuri në dukje se është e nevojshme të përgatitemi për një konflikt të zgjatur dhe “vera dhe fillimi i vjeshtës sigurisht që do të jenë të vështira”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore