Stil

Machine Gun Kelly thotë se tentoi të vetëvritet ndërsa ishte në telefon me Megan Fox


Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka folur për shëndetin e tij mendor, duke zbuluar se ai dikur tentoi të bënte vetëvrasje ndërsa ishte në telefon me të fejuarën e tij, Megan Fox.

Duke folur në dokumentarin e tij “Life in Pink”, i cili u shfaq premierë të hënën, muzikanti shpjegoi se ai arriti një pikë të ulët në vitin 2020 pas vdekjes së babait të tij.

“Unë isha në apartamentin e babait tim për të pastruar gjërat. Kam pasur një bisedë të çuditshme me fqinjin e tij i cili më tregoi disa gjëra që nuk do doja t’i dëgjoja kurrë”, kujton Kelly.

“Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja një paranojë vërtet të egër. Unë vazhdova të bëhesha paranojak, mendoja që dikush do të vinte dhe do të më vriste. Gjithmonë flija me një armë gjahu pranë meje”, ka thënë mes tjerash ai.

“Më pas e telefonova Meganin, ndihesha sikur, ‘ti nuk je këtu për mua. Unë isha në dhomë dhe vura armën në gojën time dhe po flistja me të. Megan ishte e heshtur tërë kohën”, vazhdon këngëtari rrëfimin e tij.

Përpjekja e tij për vetëvrasje doli të ishte një pikë kthese dhe këngëtari shpjegoi se si e kuptoi se diçka “nuk ishte në rregull” me shëndetin e tij mendor. Ky realizim, së bashku me mbështetjen e Meganit dhe vajzës së tij 12-vjeçare, e ndihmuan atë të ecë përpara.

“Megan u bë si dielli për mua – si ai rreth të cilit rrotullohem dhe më jep jetë, më ndihmon të rritem. Është njësoj si çdo përrallë që nuk të kanë thënë kurrë në shkollë, që nuk të kanë mësuar kurrë, pasioni mes nesh është i botës tjetër. E di që e kam njohur në shumë jetë të tjera”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore