Sport

Lyon kërkon largimin e Xherdan Shaqirit


Xherdan Shaqiri është shumë afër të largohet nga Lyon-i vetëm katër muaj pas transferimit të tij.

Kjo kërkesë ka ardhur nga vet klubi francez, që po kërkon për blerës në merkaton dimërore.

Shaqiri e nisi shumë mirë aventurën në Francë, por vetëm pas pesë ose gjashtë ndeshjeve filloi rënia.

Që nga muaji tetor, ai nuk ka treguar asgjë për klubin, dhe te Lyon-i mendojnë që nuk është e shëndetshme që në klub të jetë një futbollist si Shaqiri.

Duke parë paraqitjet e tij, trajneri Peter Bosz rallë e përfshin Shaqirin në 11-shen startuese.

Kjo e largon edhe më shumë Shaqirin nga Franca, me një lëvizje në janar që duket shumë e mundshme.

Shaqiri, që fiton 350 mijë euro në muaj – është bërë edhe i pa përballueshëm financiarisht për Lyon-in, që po kalon nëpër disa probleme.

Asnjë klub ende nuk ka shfaqur interes për Shaqirin, por sipas mediave zvicerane – ai po i mendon tri opsione.

Bëhet fjalë për rikthim në ligën zvicerane ose në Bundesliga, dhe për një aventurë të parë në La Liga.

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri te hapja e merkatos, Shaqirin duket se e pret një e ardhme larg Lyon-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore