Sport

Lyon-i gjen zëvendësuesin e Depay-t në Serinë A


Memphis Depay do të largohet nga Lyon-i në fund të këtij sezoni dhe klubi është duke parë alternativat për të gjetur zëvenësuesin e tij. Tuttosport raporton se Lyon-i po kërkon shërbimet e Andrea Belotti-t të Torino-s, për të pasuar holandezin.

Dapay është një nga shumë yjet që në përfundim të këtij sezoni do të largohet me parametra zero. Sergio Ramos-i, David Alaba, Lionel Messi, apo dhe Lucas Vazquez-i janë disa nga lojtarët që mund të largohen me kosto zero nga ekipet aktuale.

27-vjeçari ka më shumë se katër vite në Lyon. Në total është aktivizuar në 134 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka realizuar 59 gola.

Holandezi nuk ka folur akoma përfundimisht rreth të ardhmes se tij, por shpresat e Lyon-it, për të rinovuar me kapitenin duket se janë zbehur, pavarësisht dëshirës që kanë për ta mbajtur në ekip.

Zëvendësuesi i holandezit pritet të jetë një tjetër 27-vjeçar, Belotti. Me Torino-n këtë sezon, sulmuesi numëron 12 gola në 27 ndeshje. Ndërsa në total, numëron 91 gola në 202 ndeshje, me një mesatare prej 15 golash në sezon.

Belotti ka edhe një vit kontratë në Torino dhe për momentin nuk ka pranuar rinovimin. Klubi do e lejonte largimin e parakohshëm të lojtarit, për një shumë rreth 25 milionë euro. Por, Lyon-i nuk do e ketë të lehtë transferimin e italianit, pas të cilit janë edhe Milan-i me Roma-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore