Teknologji

Lyft-i kthehet ‘retro’


Kompania e shërbimeve të transportit, Lyft, përmes një opsioni të ri do ju lejojë njerëzve të rezervojnë një udhëtim nëpërmjet një metode “retro”, telefonatës.

Agjensia e lajmeve, CNN, shkruan se shtesa e re e Lyft-it pason përpjekjen e vjetshme të Uber-it i cili u mundua të bënte të njëjtën gjë përpara se ta ndalte këtë alternativë.

Kompania Lyft e ka cilësuar shërbimin e telefonatës “të veçantë” dhe e ka nisur në dhjetra qytete të Floridës.

Nëpërmjet numrit të vënë në dispozicion, njerëzit mund të telefonojnë dhe të rezervojnë një makinë gjatë ditëve të javës nga ora tetë e mëngjesit deri në tetë të darkës.

Sipas CNN, rezervimi nëpërmjet telefonatës është i drejtuar për të moshuarit të cilët nuk munden të kenë qasje në aplikacionin e Lyft-it.

Fillimisht, shërbimi është pilotuar në fund të vitit 2020 në Miami dhe më tej është zgjeruar në shumë qytete të Floridas.

Lyft-i ka njoftuar se ai është i ngjashëm me shërbimin e ofruar nga Uber-i i cili ishte i disponueshëm vetëm në Arizona, Florida dhe New York. Por, kompania e ndali atë në fund të vitit 2020.

Drejtori rajonal në juglindje, Sam Bond, është shprehur se ndjehen entuziast të “ndihmojnë të moshuarit të kenë aksesin në shërbimin e transportit dhe në burimet thelbësore që mund të jenë jashtë mundësive për ta kryer pa një makinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore