Lajme

LVV: Projekti i Ndërmarrjes Publike Banesore në Lakrishtë është korruptiv


Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur në konferencë për media në lidhje me projektin e ndërtimit në lagjen Lakërishte nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), duke konsideruar se projekti është korruptiv dhe antiligjor.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, u shpreh se janë shkelur të gjitha procedurat ligjore që duhet ndjekur për dhënien në shfrytëzim të pronës publike.

Ai ka mbrojtur edhe bastisjen e policisë në zyrat e NPB-së, pasi sipas tij ashtu parashihet në kodin e procedurës penale.

“Për një kohë të gjatë korrupsioni në Kosovë jo që nuk është luftuar por në pjesën më të madhe është përkëdhelur me veprime të dobëta e masa të lehta të gjykatave të Republikës së Kosovës, prandaj ky veprim së fundi, të organeve të rendit për të hetuar deri në fund dhe për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë”, tha Rrustemi.

Ndër të tjera, deputeti i LVV-së ka potencuar se kontrata ishte bazuar në një rregullore të brendshme të NPB-së.

“Ndryshimet në Ndërmarrën Publike Banesore kishin shkuar deri në atë masë që pasi ishte aprovuar rregullorja ishte ndryshuar edhe statuti i NPB-së, një muaj pas, në janar të 2021, me një afat prej 3 ditësh kinse për të aplikuar për përzgjedhjen e një kompanie e cila ishte themeluar disa ditë para shpalljes, kanë qenë indice të qarta që projekti ka qenë i kurdisur dhe kjo ka qenë pikënisja e të gjithave shkeljeve të denoncuara më pas në polici”.

“Ligji nuk lejon që prona publike të jepet në shfrytëzim të përhershëm. Fjala ‘shfrytëzim i përhershëm’ nuk ka bazë ligjore, ka shfrytëzim të përkohshëm, pra nuk ka shfrytëzim të përhershëm. Ky veprim dukshëm ka përbërë shkelje ligjore dhe vepër penale”, tha Rrustemi.

Ndërmarrja Publike Banesori, përmes një komunikate për media, kishte se policët gjatë bastisjes kishin shkelur Kodin e Procedurës Penale pasi gjatë qëndrimit në dy kate të objektit nuk kanë lejuar praninë e askujt nga zyrtarët e saj ndërsa në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë.

Në një konferencë për media, të premtën ka dalur edhe Partia Socialdemokrate, të cilët kanë konsideruar se Policia e Kosovës ka bërë shkelje ligjore dhe për këtë duhet të dal me një sqarim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore