Shqipëria

LVV: Prezanton, Abazin dhe Shehun si kandidatë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë


Lëvizja Vetëvendosja (LVV) në Shqipëri, prezantoi të enjten, dy kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtori ekzekutiv, Bojken Abazi, do të garojë në qarkun e Tiranës. Aktivitsti dhe pedagogu, Iliaz Shehu, do përfaqësojë qarkun e Lezhës.

Prezantimi i kandidatëve, u bë nga ish-këshilltari i ish-kyeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, në një konferencë të mbajtur për media.

Hoxha, deklaroi se ditët në vazhdim, do të prezantohen dhe kandidatët e tjerë për deputetë në Shqipëri.

LVV-ja, do të kandidojë për herë të parë në zgjedhjet paralmentare në Shqipëri.

Partia e Albin Kurtit, do të ketë kandidatët e saj në Shqipëri. LVV-ja, bëhet zyrtarisht një parti politike në Shqipëri.

Kurti, më herët ka deklaruar se LVV-ja në Shqipëri, është autonome në vendimet e saj për të marrë pjesë, apo jo , në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktivitet e LVV-së në Shqipëri, i ka cilësuar si “lajthitje”. Ka paur disa përplasje mes Ramës dhe Kurtit.

LVV-ja, i shtohet disa partive të vogla në Shqipëri, që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Këtu përfshihen, Nisma Thurje e Rudina Hajdarit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit.

Dega e LVV-së, vepron zyrtarisht në Shqipëri, që më 11 mars të 2019-ës. Që në fillimet e saj, ka marrë pjesë në disa ngjarje dhe protesta që janë zhvilluar në Tiranë. Në Kosovë, është themeluar në vitin 2004, nga Albin Kurti. Teza kryesore e saj ka qenë, bashkimi Shqipëri-Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore