Kosova

Lushtaku – Qeverisë për projektin e ujësjellësit: Po e tregoni fytyrën e vërtet kundër Drenicës


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ashpër me Qeverinë Kurti, deri sa e ka akuzuar se ia kanë ndalë ujin Drenicës veç për inate politike.

“Ju po e tregoni vetëm fytyrën e vërtet që keni se jeni kundër Drenicës. Edhe aparati serb në krye me Slobodan Millosheviçin kanë dashtë të na e ndalin ajrin dhe jetën, edhe s’kanë pasë mundësi, edhe ju ujin nuk keni me pasë mundësi kurrë me na e ndalë”.

“Keni larguar projekt tashmë të planifikuar për Skenderajn. Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike. Marre duhet me iu ardh. Marre”.

Ai shtoi se, “keni bo humor të zezë me Drenicën, me asfaltin”.

Kuvendi i Kosovës.

Lushtaku, këto komente i bëri në seancën parlamentare që po zhvillohet për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë.

Ndaj kësaj, deklarate reagoi deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, i cili u shpreh i indinjuar me gjuhën e deputetit Lushtaku.

“Unë nuk mund të hesht para ksaj gjuhe jo parlamentare patrionizuese të deputetit Mërgim Lushtaku”.

“Projekt buxheti pra është një vision i një shumice parlamentare e cila është votu nga qytetarët, është e pa pranueshme thirrja dhe patronizimi i tij në emër të Drenicës, në emër të një lloj në thojza “patriotizmi”, dekaroi Rexhaj.

Kundër replikë pati edhe deputetja Fjolla Hykani për amendamentin e propozuar nga deputeti Lushtaku.

“Replikën du me bo me fjalën e zotërit Lushtaku këtu në foltore të vendit që gjuha dhe adresimi i tij është i pa pranueshëm që del dhe akuzon që ndërtimi i asaj fabrike të ujësjellësit është bë pa kurrfarë kriteri në nivelin e duhur dhe shkaku i asaj ne duhet të bëjmë investime shtesë”.

“Është e pamundur që ajo fabrikë të furnizojë fshatrat e ndryshëm, ngjashëm ka ndodh edhe në komunën e Mitrovicës”.

Deputeti i Paritsë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku me katër dhjetor ka bërë të ditur se ka dorëzuar tetë amendamente.

“Rikthimi i projektit për Ujësjellësin Shipol – Brus, në vlerë prej 4,871,351.00€, i cili është i një rëndësie jetike për qytetarët e Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore