Shqipëria

Lushnjë/Shpërthim në dyqanin me pronësi të pjesëtarit të bandave, Arjan Aliço


Një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse shpёrtheu gjatё mesnatёs sё djeshme, nё njё ambient  qё ka shёrbyer mё parё si dyqan.

Ngjarja ndodhi rreth orёs 3:25 dhe lёnda plasёse ishte vendosur nё derёn e jashtme tё objektit nё pronёsi tё shtetasit Arjan Aliço.

Si pasojё e shpёrthimit ёshtё dёmtuar vetёm qepeni i ambjentit, sipas njoftimit tё policisё.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po vijon ndёrkohё punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Kush është Arjan Aliço?

Arjan Aliço pronari i ambientit që shërbente më parë si dyqan ku iu vendos gjatë natës sasi lëndë plasëse, flitet të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Aliço njihet ndryshe si ‘ushtari’ i Aldo Bares apo anëtar i grupit të tij. Në vitin 2009 ai u arrestua si pjesëtari i fundit i ‘’Bandës së Lushnjes’’.

Në vitin 2016 u arrestua sërisht me djalin e tij pasi plagosën një 36-vjeçar. Krim për të cilin po vuan ende dënimin e “Tentativës së vrasjes”.

Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë loto-baste. Babë e bir kishin qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën.

Xhino Aliço, 24 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë”, dhe pjestarë i së një njëjtës bandë me të atin, kanë qëlluar egërsisht të riun nga Lushnja, në pikën e basteve.

Akti erdhi si pasojë e një debati për shkak të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës gjatë evropianit të vitit 2016.

Menjëherë pas debatit të dy autorët qëlluan 10 herë me thikë Sinën.

Në vitin 2018, drejt banesës së tij u qëllua me breshëri plumbash. Në shtëpi ndodheshin dy gratë e familjes, por nuk u raportua për viktima apo të plagosur. Banorët e lagjes kishin raportuar se “të shtënat i ngjanin një situate lufte” duke shkaktuar ankth dhe frikë.

Plumbat flitet të kenë goditur dhe banesën ngjitur asaj të Aliços. Ndërkohë, pavarësisht përmasave, flitet se Policia e qytetit Lushnjë nuk ka kryer raportime të plota rreth ngjarjes atë kohë.

Sakaq, asokohe, sulmi u përcoll si paralajmërim ndaj 55 vjeçarit.

Disa nga krimet për të cilat Aliço është akuzuar janë “pjesemarrje ne organizate kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “vjedhje me dhune” dhe “dhunim te varreve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore