Shqipëria

Lushnjё/Zbulohet njё banesё e shndёrruar nё laborator droge


Policia e Lushnjёs ka zbuluar njё banesё tё shndёrruar nё laborator droge nё qytet. Sasia e drogёs sё sekuestruar ishte rreth 170 fidanё kanabis.

Personat e arrestuar janё Fiqiri Dedej, 53 vjeç, banues në Dushk, Kreshnik Ibraliu, 30 vjeç dhe Klevis Likja, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Nё banesё u konstatua gjithashtu njё lidhje e paligjshme e energjisё elektrike, e cila pёrdorej për furnizimin me energji të pajisjeve, si llamba, aspiratorë, filtra ajrimi etj., që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Ndёrkohё, nё shtёpinё e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje tё tjera, të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore