Sport

Lum golash në Bundesliga


16 gola në pesë ndeshje u shënuan në ndeshjet e orës 15:30 në Bundesliga.

Bayern-i i afrohet edhe më shumë titullit të nëntë rradhazi pas fitores së vuajtur në fushën e Wolfsburg.

Bavarezët shënuan tre gola në pjesën e parë ne “Volkswagen Arena”, dy herë me anë të riut Musiala dhe një herë me anë të Chuopo-Moting.

Weghorst shënoi në pjesën e parë për vendasit kurse Philip në të 54-ën shënoi të dytin.

Përkundër tentativave dëri në fund të ndeshjes, Bayern morri tre pikët e plota.

Si vendi i tretë, Wolfsburg, humbi edhe vendin i katërt, Eintracht.

Frankfurt-i ishin mysafirë të Gladbach-ut, një ndeshje që përfundoi 4-0 për vendasit.

Ginter, Hoffman, Bensebaini dhe Wolf shënuan golat për vendasin, që tani ëndërrojnë një vend në Europa League.

Ashtu si Gladbach-u, edhe Union Berlin-i i afrohet shumë zonës “Europa League”.

Kryeqytetasit fituan 2-1 si vendas të Stuttgart-it.

Musa dhe Promel shënuan për vendasit, kurse goli i Forster në fillim të pjesës së dytë, nuk i ndihmoi për asgjë Stuttgart-it.

Freiburg-i thelloi edhe më shumë në krizë Schalke-n e rrëzuar nga kategoria, duke e mundur 4-0.

Augsburg – Arminia Bielefeld ishte ndeshja e vetme që përfundoi pa asnjë gol në pasditen e sotme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore