Lajme

Lulzim Peci: Kosova s’ka bërë mjaftueshëm luftë diplomatike ndaj Serbisë dhe Rusisë


Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerëson se Kosova nuk ka bërë betejë të mjaftueshme diplomatike për vendin në raport me atë që ka bërë Serbia dhe Rusia.

Peci thotë se angazhimi i lobit shqiptar është i domosdoshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngase, konsideron ai, Kosova ende nuk ka kryer punë me Rusinë.

Për Kosovapress ai deklaroi se derisa Kosova nuk është anëtare e NATO-s, lobi shqiptar në ShBA duhet të jetë aktive për të arritur synimet e politikës së saj të jashtnme.

Nodnëse, mes të tjerash, Peci kritikon institucionet në mosveprimtarinë e tyre sa i përket dokumentimit të krimeve të luftës, dhe eksploatimit rus dhe serb ndaj kësaj për të shpërndarë dezinformata për Kosovën, ai thotë se Agjensia e Kosovës për Inteligjencë e ka preventuar propagandëd e theksuar serbe dhe ruse në vend.

“Prej Traktatit të Shën Stefanit e më tej, ne kemi të bëjmë me një mekanizën propagandues kundër shqiptarëve , por edhe popullatave të tjera në ish-Jugosllavi”, tregon ai.

Ish-ambasadori thotë se më shumë ka bërë Fondi për të Drejtën Humanitare, udhëheqëse e së cilës ësht Natasha Kandiç, se sa vetë institucionet e Kosovosë.

“Mendoj se duhet të ndjekim shembullin e Izraelit, si në dokumentimin e krimeve, ashtu edhe në aspektin artistik, sepse sidomos filmat luajnë rol të madh”, konsideron Lulzim Peci.

“Në Kosovë nuk ka fare bashkërendim apo institucionet të ndërtuara të cilat trajtojnë këtë luftë hibride diplomatike të Serbisë dhe të Rusisë ndaj Kosovë në mënyrë sistematike. Dhe e tëra kjo artikulohet në narracione të politikës së jashtme të Kosovës. Ne diçka të tillë nuk e kemi ndëruat ende”.

Ai thotë se AKI e ka rolin e avantgardës në këtë luftë hibride.

“Vetë fakti që deri më tani propaganda ruse në Kosovë, por edhe operativët e ndryshëm rusë nuk kanë pasur sukses në operacionet e tyre të planifikuara, tregon që AKI-ja ka qenë shumë e suksesshme në trajtimin e kësaj problematike, e cila ka karakter afatgjatë dhe ka filluar kohë më parë”.

“Mirëpo, vetë natyra e AKI-së nuk i lejon një shpërfaqje publike, kështu që puna e saj nuk njihet mirë nga opinioni publik për sa i përket kundërvënies së luftës hibride të Rusisë dhe të Serbisë ndaj Kosovës. Mirëpo, unë personalisht mendoj që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore