Shqipëria

Lulzim Basha takim me banorët dhe fermerët e Vorës


🕐15:00

Basha, gjatë vizitës së tij në Vorë u ndal në fshatrat Marikaj dhe në Valias të ri. Ai u taku me Mira Makaj, një zonjë e cila punon si fermere. Ajo tha se përpos mungesës së tregut për t’i shitur prodhimet, edhe shteti nuk i ka ardhur në ndihmë me asnjë subvencion.

Gjithashtu, ai takoi edhe një familje në Kamëz, të cilës shteti nuk po i jep zgjidhje për legalizimin.

Basha i tha kjo problematikë shtrihet në të gjithë vendin. Ai akuzoi qeverinë se legalizimet kanë qenë një nga gënjeshtrat më të mëdha të kësaj qeverie.

“Por kjo do të marrë fund pas 25 prillit, ku procesi me legalizimet do të përmbyllet”, tha Basha.

“Pasi ky është një borxh i Partisë Demokratike ndaj qytetarëve”.

🕐12:40

Në kuadër të vizitave nëpër qytete, Lulzim Basha shkoi edhe në qytetin e Kamzës. Ai takoi qytetarë dhe pronarë biznesesh.

Lideri i PD-së u prit nga një turmë e madhe njerëzish që bërtisnin “Rama ik”.

Basha premtoi se e gjithë kjo situatë vuajtjesh dhe lotësh do të mbarojë pas datës 25 prill.

 

🕐 11:40

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), ka qenë sot në qytetin e Vorës, si vazhdimësi e vizitave të tij në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë bisedës me banorët, këta të fundit u ankuan për pasojat e tërmetit. Ata thanë që ndërtimet e tërmetit nuk po vazhdojnë dhe se ka familje qe janë përsëri në çadër.

Basha premtoi se pas datës 25 prill, të gjitha rindërtimet do të nisen dhe është prioritet. Do të përshpejtohet procesi i tyre dhe do të paguhen të gjitha familjet që kanë patur dëme.

Në zonat rurale, tha Basha, do të paguhen të gjitha familjet që duan ta rindërtojnë vetë shtëpinë e tyre të prishur nga termeti.

“Kurse, në zonat urbane, ndërtimet do të bëhen në transparencë të plotë”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore