Stil

Lulet, dhurata e Shën Valentinit


Lulet janë simbol i të dashuruarëve. Me freskinë dhe bukurinë e tyre ata bëjnë çdo festë më të këndshme. Të lidhura ngushtë me ndjesitë e njeriut, lulet dhurojnë buzëqeshje dhe lumturi.

Për ata që kanë vështirësi të shprehin dashurinë me fjalë, lulet janë zgjidhja ideale për t’i thënë të gjitha. Një lule e dhuruar mund të ngrejë humorin, dhe bëjë diferencën në lidhjet e sapo krijuara.

Me afrimin e festës së të dashuruarëve, kërkesa për lule është rritur ndjeshëm. Nga vëzhgimi i AlbanianPost, në disa dyqane lulesh, rezulton që shqiptarët shpenzojnë shuma të mëdha parash në festën e Shën Valentinit. Ata janë të përkushtuar t’i bëjnë partnerët sa më të lumtur në këtë ditë.

Adela Çela shitëse në një dyqan lulesh u shpreh, “ Në ditën e Shën Valentinit kemi një fluks të madh, porosit janë të shumta. Mund të them që lulet janë ndër dhuratat kryesore që kërkojnë njerëzit për këtë festë”

Por cili është kuptimi i këtyre luleve?

Për këtë Çela na ka dhëne disa detaje. Njerëzit së fundmi porosisin edhe në bazë të kuptimit që secila lule mbart.

Trëndafili i kuq mund të konsiderohet pa frikë si lulja më klasike e ditës të dashuruarve. E kuqja simbolizon dashurinë, romancën, bukurinë dhe perfeksionin. Pavarësisht se mund ta keni përdorur një vit më parë, mbetet ende një zgjedhje e shkëlqyer.

Lule Gerbera është po ashtu një zgjedhje shumë e mirë për këtë Shën Valentin. Në pamje të parë ngjan me lule Margaritën, aq sa shpeshherë njerëzit i ngatërrojnë mes tyre. Kjo lule simbolizon bukurinë, pafajësinë dhe pastërtinë.

Tulipani është një lule shumë elegante dhe e fisme. Përçon dashuri, ngrohtësi dhe brishtësi.

Orkidea simbolizon bukurinë, dashurinë, luksin dhe forcën e brendshme shpirtërore. E veçanta e kësaj luleje është se ajo fsheh edhe një mesazh shumë ekzotik joshjeje. Nëse dikush ju dhuron orkidea, dijeni që ai, ajo po ju fton drejt pasionit.

 

             

Luledielli, siç e tregon edhe vetë etimologjia e emrit është lulja e diellit. Kjo lule përçon ngrohtësi, dashuri të sinqertë dhe lumturi. Është një lule që ju ndihmon të keni humor të qëndrueshëm dhe të paqtë në çdo kohë.

Mashkulli që i dhuron partneres së tij zambakë të bardhë ka shije të sofistikuara dhe e njeh deri në detaje personin që ka në krah. Kjo lule njihet për bukurinë, klasin dhe stilin e saj mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore