Euro 2020

Luke Shaw, futbollisti që luajti tri ndeshje me brinjë të thyer


Luke Shaw luajti me dhimbjen e brinjëve të thyer me Anglinë në EURO 2020.

Ai e pësoi këtë lëndim në ndeshjen e raundit të 16-ave përballë Gjermanisë.

Mbrojtësi i majtë i Manchester United ishte një ndër futbollistët më të mirë të Anglisë në rrugën e tyre për në finalen e parë në histori të një Europiani.

Shaw, madje, shënoi edhe gol në finale, të vetmin për Anglinë, të parin për të me fanellën e tre luanëve.

Këto performanca bëhen edhe më shumë impresive, duke marrë parasysh se ai kishte pësuar thyerje në brinjë në ndeshjen përballë Gjermanisë.

Në fakt, ai dhuroi një asistim në atë ndeshje, për golin e parë, atë të Raheem Sterling.

Ai kompletoi atë ndeshje, luajti kundër Ukrainës duke dhuruar dy asistime dhe luajti 120 minuta të plota në dy ndeshjet përballë Danimarkës dhe Italisë.

Edhe pse Europiani ishte i mahnitshëm për Shaw, te United janë të shqetësuar për gjendjen e tij.

The Telegraph shkruan që futbollisti, me shumë mundësi, do të humbasë parapërgatitjet sezonale.

Në rastin më të mirë, Luke pritet të kthehet për fillimin e sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore