Sport

Lukaku thyen rregullat e pandemisë duke festuar ditëlindjen e 28-të


Futbollisti i Interit, Romelu Lukaku dhe disa shokë të tij të skuadrës, kanë hyrë në telashe serioze për shkak të thyerjes së rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Policia italiane kanë ndërhyrë në një hotel, në qendër të Milanos, mbëmjen e së mërkures, ku po zhvillohej festa e ditëlindjes së sulmuesit belg, i cili mbush 28 vjeç.

Lukaku ishte në këtë festë me 23 persona të tjerë, që menjëherë pas ndeshjes me Romën që e fituan me rezultat 3:1, shkuan për ta festuar ditëlindjen e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit dhe policia italiane ndërhyri menjëherë, pasi kishte marrë një telefonatë për festën që ishte duke u zhvilluar në atë hotel.

Përveç Lukakut, janë identifikuar edhe 23 persona të tjerë, mes të cilëve disa lojtarë të Interit dhe menaxheri i hotelit “Square Milano Duomo, i cili organizoi festën.

Hoteli por edhe pjesëmarrësit në ditëlindjen e Lukakut do të ndëshkohen për arsye të ndryshme, për shkeljen e legjislacionit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, shpjegoi policia italiane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore