Futboll

Lukaku gati për Kombëtaren, Hazard dhe Witsel jashtë


Pasi rezultoi negativ, sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, ka marrë dritën jeshile për t’iu bashkuar Kombëtares së Belgjikës.

Ndeshja e ditës së shtunë (20 mars), mes Inter-it dhe Sassuolo-s në kampionatin italian (Serie A), u shty mbasi katër lojtarë nga klubi zikaltër figuruan pozitivë me coronavirus.

Fillimisht, në kuadër të situatës aktuale në të cilën po jeton e gjithë Italia dhe, në vijim të këtij konteksti, liderët e klasifikimit në Serie A (Inter/ 65 pikë) kanë ndaluar çdo lojtar të lëvizë jashtë vendit, qoftë edhe për shërbime ndërkombëtare.

Megjithatë, Lukaku është gati. Belgjika fillon aventurën e saj në eliminatoret e Kupës Botërore ditën e mërkurë (24 mars) kundër Uellsit. Më pas, të shtunë (27 mars), do të përballen me Çekinë dhe të martën tjetër (30 mars) me Bjellorusinë.

Edhe pse ndër më të favorshmet për të fituar Botërorin, Belgjikës i mungojnë dy mesfushorë mjaft të rëndësishëm: i pari është Eder Hazard, i cili ende nuk ka shpjegim konkret se kur do të kthehet në fushën e blertë. I dyti është Axel Witsel, i operuar në thembrën e Akilit dhe njëlloj si Hazard, pa datë të konfirmuar rikthimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore