Sport

Luka Doncic pjesë e historisë së NBA, shtatë ndeshje radhazi që shënon nga 30 pikë


Luka Doncic / Photo by Christian Petersen - Getty Images.

Nuk ka një fillim të ngadaltë për Luka Doncic në vitin 2022. Slloveni ka lënë pas krahëve kritikat e një sezoni më parë se ai ishte jashtë forme.

Ylli i Dallas Mavericks shënoi 33 pikë,  11 asistime dhe pesë kërcime në fitoren 103-100 ndaj Utah Jazz të mërkurën.

Ishte seria e tij e shtatë radhazi me 30 ose më shumë pikë për të filluar sezonin. Ai është lojtari i parë që arrin këtë sukses që nga sezoni 1962-63. Dhe vetëm i treti që e bën këtë.

Jack Twyman e arriti atë statistikë në vitin 1959. Wilt Chamberlain e bëri atë po atë vit dhe përsëri në 1962. Dhe tani Luka.

Legjenda me shumë emër në basketbollin amerikan si Kareem Abdul-Jabbar, Michael Jordan, Karl Malone, Kobe Bryant dhe LeBron James nuk e ka bërë atë.

Doncic më parë u bë lojtari i parë me 200 pikë, 50 kërcime dhe 50 asistime në gjashtë ndeshje. Për sezonin aktual, slloveni ka mesatarisht 36.1 pikë. Ai gjendet larg nga numri dy, Giannis Antetokounmpo, i cili është 33.6 pikë në shtatë ndeshjet e tij të para.

Trajneri e tij slloven, Anze Macek tha në gusht se Doncic u përqendrua shumë në programin e stërvitjes gjatë verës dhe tashmë ai po merr frytet e punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore