Sport

Luka Doncic, hero i Mavericks, përtej çdo limiti


Basketbollist si Luka Doncic, ditët e sotme janë të rrallë, ose, nuk ekzistojnë fare.

I jashtëzakonshëm në çdo aspekt e luftëtar në çdo minutë të çdo ndeshje.

Definicioni i lojtarit vendimtar, i lojtarit që veçohet nga të tjerët e gjithnjë është aty kur ke nevojë për të.

Njejtë ndodhi edhe në ndeshjen e së mërkurës, kur shumë pak para përfundimit të ndeshjes, skuadra e tij ishte afër të lëshontë një epërsi prej 11 pikësh përballë Celtics.

Dy tre pikësha në 20 sekondat e fundit, jashtë çdo pritshmërie, mbi çdo vështirësi, në skenë u ngjit Luka Doncic.

Por, askush më mirë nuk i shpjegon këto më mira, se sa pamjet nga momentet e fundit të ndeshjes:

Në këtë ndeshja Luka Doncic arriti double-double, me 31 pikë dhe dhjetë rebounds, duke shtuar dhe tetë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore