Tanët

Luiza Gega arrin finalen


Sot janë zhvilluar kualifikueset në kategorinë e vrapimit 3000 metra me pengesa.

Pjesëmarrëse ishte edhe garuesja nga Shqipëria, Luiza Gega.

Gega arriti rezultat shumë të mirë, duke u renditur e dyta në grupin e saj.

Ajo e mbyllin garën për 9 minuta 23 sekonda dhe 85 të qindtat.

Me këtë rezultat shqiptarja ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe që zhvillohet më 14 gusht.

Gega ka shkruar histori, duke u bërë atletja e parë shqiptare në histori që arrin në finale të Lojërave Olimpike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore