Futboll

Luiz Felipe: “Kundër Roma-s për të fituar. Kemi besim”


Braziliani gati të zbresë në fushë për të njëqintën herë me Lazion, është shprehur për Sky Sports: ”Është nder për mua ky tregues”.

Mbrojtësi i Lazio-s Luis Felipe, me siguri do të zbresë në fushë kundër Roma-s si titullar këtë mbrëmje; dhe kjo do të jetë e 100-ta herë për të me fanellën e Lazios. Rrugë e bukur për një djalë dikur krejt të panjohur në Brazil, por që u bë lider në formacionin Salernitan, para se të titullonte për Lazio-n.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si Lazio. Është një privilegj i madh dhe kënaqësi e jashtëzakonshme pjesëmarrja në 100 ndeshje me këtë klub. Duke parë nga u nisa, e ku mbërrita, jam krenar”- thotë Felipe.

Kanë qenë mjaft momente të veçanta: kupa të fituara dhe sezone të jashtëzakonshme si kjo që po jetojmë tani në Champions (Liga e Kampionëve)“.

Për derbin e mbrëmjes së sotme, ai shton: “Të luash një derbi është gjithnjë e veçantë. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe e ekuibruar. Roma ka një skuadër shumë të mirë, sikurse dhe ne, por jemi besimplotë: rezultatet e fundit na bëjnë të besojmë në fitore”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore