Sport

Luis Suarez shënon rekord shekullor


Luis Suarez është bërë lojtari i parë në këtë shekull, që me një klub të ri në La Liga shënon 16 gola në 17 ndeshjet e para të sezonit.

Mbrëmjen e së Hënes, klubi i tij Atletico Madrid, u përball me Celta Vigon në kuadër të xhiros së 22-të në ligë.

Ndeshja përfundoi në barazim 2:2, në të cilën Suarez shënoi dy herë, për të thyer një rekord i cili mbahej nga Cristiano Ronaldo në kohën kur u transferua në Real Madrid.

Kujtojmë që uruguajani u transferua verën e kaluar nga Barcelona tek Atletico Madrid, për një shumë prej 28 milion euro.

34 vjeçari, me klubin e tij po kalojnë një formë të shkëlqyer, ku pas 20 ndeshjeve pozicionohen në vendin e parë me 51 pikë, tetë më shumë se Reali e Barça.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore