Sport

Luhet për trofeun e parë të sezonit në Spanjë


Në kushte të pazakonta, zhvillohet finalja e dytë e Kupës së Mbretit në Spanjë brenda vetëm dy javësh.

Njëra skuadër luan përsëri, në tentativën e dytë brenda dy javëve për të fituar këtë titull.

Kurse tjetra, kthehet pas dy vitesh, në tentativë për të lënë pas humbjen e finales së vitit 2019.

Në “La Cartuja” të Sevilla-s, Athletic Bilbao dhe Barcelona ndeshin brinjët në finalen e Kupës së Mbretit.

Katalunasit mbajnë rekordin për më shumë tituj në këtë kompeticion, plot 30, kurse Athletic vjen e dyta, me 23.

Barcelona luan finalen e saj numër 42 sonte, duke tentuar që të lërë pas humbjen në finalen e vitit 2019 përballë Valencia-s.

Ishte pikërisht trajneri i Athletic Club, Marcelino, ai që ua shkaktoi humbjen katalunasve.

Bilbao, pas humbjes dy javë më parë në finalen përballë Sociedad-it, kërkon fitoren kundër Barcelonës në një tjetër finale këtë sezon.

Baskët arritën që më herët këtë sezon, në finalen e Superkupës ta rrëzonin Barcën me rezultat 3-2 pas 120 minutave lojë.

Dy trajnerët vijnë në këtë ndeshje me mungesa.

Te Koeman mungojnë Coutinho, Fati dhe Neto, kurse Marcelino vjen pa shërbimet e Alvarez, Berchiche, Nolaskoain dhe Zarraga.

Ndeshja fillon në orën 21:30, pa prezencën e tifozëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore