Sport

Luhet fati i Pirlo-s, fitorja e Napoli-t sjell një nga Allegri – Tudor


Juventus-i do të presë të mërkurën Napoli-n, në “Allianz Stadium”, duke filluar nga ora 18:45. Nëse bardhezinjtë nuk fitojnë atëherë edhe fati i Andrea Pirlo-s është i shkruar për t’u larguar, raporton Corriere dello Sport.

Projekti i Juventus-it pa pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë shumë ekipit. I sakrifikuari i parë në rast dështimi me Napoli-n do të jetë Pirlo. Tekniku pritet të zëvendësohet nga Massimiliano Allegri ose Igor Tudor-i.

Vetem një fitore mund të sjelli qëndrimin e Pirlo-s në krye të Juventus-it. Humbja përballë Porto-s, tashmë edhe humbja e shpresave për kampionatin, si dhe pozita e vështirë për të mbajtur një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të thotë shumë dhe këto do të jenë 90 minutat vendimtare, si për Pirlo-n, ashtu edhe për Juventus-in.

Nëse ndodh që Pirlo shkarkohet, Tudor-i pritet të jetë në krye të Juves deri në fundin e sezonit. Allegri shikohet si tekniku i ri, por për sezonin e ardhshëm. Tekniku nga Livorno ka marrëdhënie të mira me Presidentin, Andrea Agnelli, po smund të thuhet e njëjta gjë edhe me dyshen Nedved – Paratici.

Allegri duhet të rregullojë marrëdhëniet me zëvendëspresidentin Nedved dhe drejtorin sportiv Paratici, në mënyrë që gjithçka të funksionojë sa më mirë. Ndaj për momentin shihet më i avantazhuar Tudor-i, për të marrë drejtimin e menjëhershëm të ekipit, i cili aktualisht merret edhe me menaxhimin në dhomat e zhveshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore