Lajme

Luftime të ashpra rreth Kievit


Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të shtyrë drejt kryeqytetit ukrainas.

Sipas raportimeve armiku është duke shkatërruar Bucha-n, Hostomel-in, Vorzel-in dhe Irpin-in. “Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u dërgua edhe në Chernihiv – një qytet në veri e Kievit”, shtoi Klitschko.

Ai shtoi se, “ne po përpiqemi ta dorëzojmë në Bucha dhe Hostomel. Ne po formojmë ngarkesa humanitare për disa qytete të tjera. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtje. Unë u kërkoj të gjithë banorëve të Kievit të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose – në rast alarmi – në strehimore”.

Kryetari i bashkisë së Hostomel-it, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në median sociale Facebook. Dy të tjerë me të u vranë gjithashtu.

Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mbi 11 mijë ushtraë rusë kanë humbur jetë. Ndërsa 364 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme ruse që prej 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore