Jetesë & Stil

“Luftë virtuale” mes Mario Balotellit dhe ish-bashkëshortes së tij, Clelias


Mario Balotelli, Clelia

Marrëdhëniet jo të mira mes futbollistit italian, Mario Balotelli dhe ish-bashkëshortes së tij, Clelias, tashmë janë bërë përditshmëri për fansat e dyshes.

Madje, së fundmi, Balotelli ishe në qendër të vëmendjes me disa deklarata që publikoi përmes llogarisë së tij në Instagram, teksa ato ishin në formë të kunjave dhe u aludua se i dedikoheshin ish partneres së tij, Clelias, e cila po ashtu nuk hezitoi të niste “luftë” virtuale.

Balotelli kishte shkruar se ligji do duhej t’i ndalonte gratë të cilat nisin fëmijë kundër vullnetit të partnerit me qëllim të marrjes së parave.

“Ligji duhet të ndalojë gratë të cilat bëjnë fëmijë për interesa personale dhe kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”, ka shkruar ai.

Fotografi e publikuar nga Mario Balotelli në Instagram.

Por, Mario, duket të jetë i mbushur me inat në Clelian, pasi që vazhdoi të postonte akoma edhe më shumë kunja pikante, ndërsa ka shtuar që gratë “të mos përdorin palët e treta në formë të bankomatit”.

“Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat”.

“Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit”, ka shkruar Balotelli.

Nuk u desh edhe shumë kohë, dhe Clelia, iu përgjigj postimeve të ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se – “ai nuk ka respekt për nënat dhe di vetëm të gënjej”.

“Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht. Ai kurrë nuk ndalet” – shkroi ajo.

Pas kësaj, ajo publikoi dhe një video me djalin, përkrah së cilës shkroi:

“Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”

Fotografi e publikuar nga Clelia në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore