Sport

“Luftë” para luftës, Triad Combat takon ishat e mëdhenj të boksit dhe MMA-së


Brian Vera dhe Derek Campos

Eventi i ‘Triad Combat’ nga Klubi i Luftës Triller gati sa nuk filloi 24 orë më herët pas një përplasje të nxehtë mes Derek Campos dhe Brian Vera gjatë peshimit.

Përplasja ndodhi pasi Vera goditi peshoren dhe menjëherë mbrehi dhëmbët përballë Campos, që ishte bërë gati për përleshje.

Vera vrapoi nga peshorja dhe iu drejtua direkt Campos-it, që rezultoi në përfshirjen e Shannon Briggs, i cili i ndau boksierët në mënyrë që ky ‘sherr’ të mos kalonte në sherr fizik.

Briggs po trajnon boksierët që marrin pjesë në garën e së shtunës deri sa ish-kampioni i UFC, Quinton Jackson ka marrë përsipër detyrat për artistët e arteve marciale në ‘Triad Combat’.

Pak para se t’i ndanin, Vera e shtyu Campos-in deri sa ende i bërtiste në fytyre, me Briggs dhe Jackson që tërë kohën mundoheshin t’i largonin.

Campos më pas goditi Vera-n, me tensionet që përpak eskaluan në një përleshje gjithëpërfshirëse në vendin e ngjarjes.

Shuplaka e Campos ndaj Vera-s që shtyu në eskalimin e situatës

Ky ishte momenti kur Jackson dhe Briggs filluan të shtynin njëri-tjetrin pasi u munduan të ndalnin përleshjen midis dy luftëtarëve që do ndeshen të shtunën në mbrëmje.

Pasi Briggs çoi dorë mbi Jackson, ish-kampioni i UFC u largua dhe e shtyu Briggs-in, derisa në atë moment ata filluan të bërtisnin duke detyruar sigurimin që t’i ndante.

Kur u jap edhe verdikti përfundimtar i peshave për luftën e ish-kampionit të UFC, Frank Mir dhe Kubrat Pulev, dy trajnerët më pas u intervistuan, që përpak sa nuk rezultoi në caktimin e një lufte mes Jackson dhe Briggs.

Frank Mir dhe Kubrat Pulev

“Fitore e pastër”, tha Jackson kur foli për luftëtarët e MMA.

“Do të fitojmë çdo ndeshje, këta boksierë do të dorëzohen, nuk do ta dinë se çfarë po i pret”.

“Ju jeni shumë afër që të shihni plot boksier të dorëzohen dhe pastaj të ankohen”.

Njëjtë u përgjigj edhe Briggs duke thënë “Lehtë, fitore e pastër, do t’i nokautojmë të gjithë”, tha ai.

Shanon Briggs dhe Quinton Jackson

“Jemi sulmues. Nesër, ata do të mësojnë të mos hedhin më asnjë grusht deri sa jetojnë dhe pastaj ti”, duke iu drejtuar Jackson-it, “je në radhë”.

“Nënshkruaje kontratën tani dhe do të luftoj me ty në MMA”, iu drejtua Briggs kundërshtarit të tij, “je i lehtë për të të mposhtur”.

Jackson nuk ishte asnjë reagim, pos të qeshurës në këtë rast.

“Ai po shet përalla”, tha Jackson drejtuar Briggs-it, “ti e di këtë gjë”.

Derisa Jackons dhe Briggs mund të takohen diku rrugës, të shtunën në mbrëmje ata do të shërbejnë vetëm si trajner në luftën mes boksierëve dhe luftëtarëve të MMA, në një event të veçantë me “Triad Combat” që debuton nga Klubi i Luftës Triller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore