Sport

Luftë mes gjinive në Poloni, tifozët e MMA mbesin të shokuar


Lufta mes Ula Siekacz dhe Piotrek Muaboy

Tifozët e MMA mbetën me shije të hidhur pasi panë një luftëtare femër të rrihej nga një luftëtar mashkull gjatë një lufte të gjinive të përziera në Poloni.

Një shikues e përshkroi momentin si ‘të tmerrshëm’ me gjyqtarin që u detyrua ta ndal takimin.

Gjyqtari detyrohet ta ndal takimin pas nokautit nga Piotrek Muaboy

Ula Siekacz është një instruktore e fitnesit që vazhdimisht e tregon bicepsin e saj në rrjetet sociale.

Por, bicepsi nuk ishte i mjaftueshëm që ta mbronte nga Piotrek Muaboy, që vetën e konsideron si ‘185cm të pastërta seksi’.

Video e eventit të mbajtur në një hotel në Czetochowa të Polonisë, u publikua online.

Në të, dyshja shihet duke shkëmbyer disa goditje të lehta, derisa Muaboy më pas lëshon grushte të forta në fytyrën e Siekacz.

Pastaj ajo ngritet në këmbë, dhe mundohet ta rrëzojë kundështarin me një takedown, por gjithçka shkon keq.

Muaboy arrin ta kap dhe ta kthej Siekacz-in në shpinë.

Ajo mundohet të lirohet nga mbajtja e tij dhe të gjuaj me disa grushte që prekin kokën e Muaboy, por ky i fundit arrin të shmanget dhe pastaj t’i lëshoj një breshëri grushtash asaj.

Me Siekacz të rrëzuar në tokë dhe pa mundësi reagimi, gjyqtari reagoi duke ndalur ndeshjes/

Pas publikimit në rrjetet sociale, reagimet e tifozëve ishin të ashpra.

“Mallkuar qofshi të gjithë që morrët pjesë në ketë, mallkuar qofshi edhe ju që e postuat këtë”, shkruajti njëri.

“E tmerrshme”, ishte një koment tjetër.

“Kjo është absurde”, “Kjo nuk është MMA”.

Por, ky nuk ishte meçi i vetëm i natës, me Michal Przybylowicz që e mposhti Wiktoria Domzalska në një luftë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore