Lajme

Luftanija e marinës amerikane, me raste të COVID-19


Në një Anije Luftarake të Marinës Amerikane ndodhen rreth 12 të prekur me COVID-19. Kjo luftanije operon në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që një tjetër luftanije në rajon po hetohet, pasi dyshohet se disa nga anëtarët e saj janë të infektuar.

Anija luftarake USS San Diego, e cila ka konfirmuar rastet e prekura me COVID-19, është në portin e Bahrain-it. Kjo luftanije lundron me rreth 600 marinarë dhe marinsa në bord.

Anija luftarake udhëzuese USS Filipine Sea, në të cilën gjenden 380 marinarë, pritet të ankorohen në port, me qëllim që të kryhen testimet e COVID-19. Porti ku do të ankorohej nuk u bë i ditur.

“Sapo menduam se mund të kishte të infektuar me COVID në bordin e anijeve luftarake, USS San Diego (LPD 22) dhe USS Filipine Sea (CG 58), ndërmorëm veprime të menjëhershme për të identifikuar, izoluar, provuar dhe trajtuar marinarët dhe marinsat e prekur në bordin e dy anijeve”, shkruhej në deklaratën e flotës së pestë të Shteteve të Bashkuara në një deklaratë në Twitter.

Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara patrullon rrugët ujore të Lindjes së Mesme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore