Lojëra

Lufta e Dytë Botërore në një lojë


World War Heroes është loja më e re e kategorisë aksion e cila i bën lojtarët pjesë të sulmeve të Luftës së Dytë Botërore.

Loja përmban shtatë zona legjendare të Luftës së Dytë Botërore të ndara në gjashtë lloje duke përfshirë edhe lojrat e personalizuara ku secili lojtar mund t’i krijojë vetë rregullat.

Në dispozicion të lojtarëve janë katër lloje të pajisjeve luftarake dhe 57 lloje armësh unike ku bëjnë pjesë pistoletat, mitralozët, pushkët dhe armët e gjahut.

Skuadrat që luftojnë me njëra-tjetrën janë dy dhe në përfundim të lojës fiton skuadra me rezultatin më të lartë të raundit.

Ideja është që secili ekip të mbrojë selinë e vetë dhe të shkatërrojë selinë e ekipit armik./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore