Sport

“Luanesha” Nunes fiton kundër Anderson në 2:03


As largimi për një kohë të gjatë nga kafazi oktagonal i Kampionatit Kulmor të Luftimit (UFC) e as amësia nuk ia pamundësuan fitoren kampiones braziliane në dy kategori të ndryshme, Amanda Nunes.

Të shtunën mbrëma, në edicionin e 259 të UFC-së, Nunes mbroi titullin e saj të katergorisë featherweight kundër sfidantes shtatlart Megan Anderson, në arenën ‘Apex’ të Las Vegas, në SHBA. Nunes nuk e vuri për asnje moment në dyshim faktin se është luftëtarja e arteve marciale më e mirë në historinë e UFC-së.

Megjithëse diferenca fizike midis tyre qe mjaft e dukshme, me Anderson 1.83 m dhe Nunes 1.73 m, 32 vjeçarja nuk u zhvesh për asnjë moment nga nofka e saj si “Luanesha” e kafazit – dhe njëlloj si një luanëshë e uritur, brenda raundit të parë, pikërisht në minutën 2:03, Nunes fiton duelin pasi e kishte mbërthyer midis shalëve qafën e Andërson, në një kyç ku i kish kapur dhe dorën e djathtë [triangle choke] dhe kështu, fiton me nenshtrim ndaj australianes. Luanesha u lëshua për në grykë. Nuk humbi kohë ta dominonte dhe ta konsumonte prenë e saj.

Nyja e Nunes që detyroi Anderson të dorëzohei

Që në fillim Nunes ishte po ajo luanesh agresive që të gjithë janë mësuar të shohin; ndeshjen e hapi me një seri jab-esh [grushta të shkurtër por të drejtë nga krahu jo dominant] të mprehta dhe cross-e [grushta të drejtë nga krahu dominant, në këtë rast, krahu i djathtë] të fuqishme që, u pëshuan me shumë energji mbi fytyrën e Anderson.

Më pas shkelmime të forta dhe një rrëzim përpara atij përfundimtarit, me të cilin Nunes prodhoi dorëzimin [tap out] e Anderson.

“Plani ishte ekzaktësisht siç përfundoi ndeshja”, tha Nunes për UFC-në pasi mbroti titullin e saj për të dytën herë – në 2018-ën ajo mbrojti për herë të parë titullin kundër bashkëkombëses Chris Cyborg.
Grushti shpërthyes i Nunes mbi fytyrën e Chris

Kjo është fitorja e 13 e Nunes-it, duke filluar që nga viti 2014. Ajo festoi brenda kafazit të UFC-së me vajzën e saj të lindur së fudmi, Reagan dhe gruaja e saj, e cila është luftëtare në UFC njëlloj si Nunes, amerikania Nina Ansaroff.

Nina Anseroff në të majtë pasi ia jep Reagan Nunes-it

Nunes ngjitet në kuotën 21 – 4 – 0 ndërsa Anderson 11 – 5 – 0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore