Sport

Luan Krasniqi: Robini e meritoi fitoren


Ish-legjenda botërore e boksit, Luan Krasniqi, ka reaguar pas ndeshjes që bashkëkombësi i tij, Robin Haxhi Krasniqi, e humbi përballë gjermanit Domenic Boesel.

Ish-kampioni kosovar, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar ndeshjet e mbrëmshme të boksit, duke thënë se Robini meritoi më shumë fitoren në ndeshjen e tij.

“Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel treguan një luftë emocionuese”, shkruan fillimisht Luan Krasniqi.

“Më pas u diskutua rezultati për Boesel. Unë e kuptoj këtë. Edhe unë e pash Robin Krasniqin para, sipas mendimit tim ishte boksier më i mirë”, shtoi ai.

“Mendoj se meçi i tretë mes tyre do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij privat në Facebook.

Sa i përket ndeshjes mes Krasniqit dhe Boesel, kosovari e humbi përballjen pas 12 raundeve, me vendimin e gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO të kategorisë gjysmë të rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore