Art&dizajn

Los Angeles-i me shtëpi në formë luleje


SO-IL, studio arkitekturore në New York, ka krijuar një shtëpi të parafabrikuar në formë luleje për skemën e Njësive të Banesave Aksesore në Los Angeles.

Faqja kushtuar arkitekturës dhe dizajnit, Dezeen, tregon se shtëpia e quajtur Pebble House është e veshur me metal të valëzuar dhe do të shërbejë si një zgjatim rezidencial i mbyllur i vendosur mbi një platformë të rrumbullakosur.

Planin e dyshemesë në formë luleje, SO-IL e ka krijuar përmes një muri me xham mbrojtës në anën e secilit petal. Me dysheme dhe tavan të veshur prej druri.

Një bllok qendror do të përfshijë tualetit që ndan zonën e dhomës së gjumit nga kuzhina në anën tjetër. Ndërsa hapësira e ndenjes, do të zinte pjesën e lakuar të hapur rreth perimetrit.

Lidhur me Njësitë e Banesave Aksesore (ADU), janë një skemë nga departamenti i planifikimit në Los Angeles që ofron banesa si zgjatim i shtëpive ekzistuese të dizajnuara nga arkitektët.

“Ky program ka të bëjë me kthimin e ADU-së, në më të arritshme, më të përballueshme dhe më të bukur”, është shprehur Eric Garcetti, kryetari i bashkisë në Los Angeles.

Ai ka shtuar se “bërja e tyre është pjesë e përpjekjeve për të trajtuar krizat tona të strehimit dhe për të krijuar komunitete më të përballueshme në të gjithë qytetin”.

Sipas studios, klienti i shtëpive Pebble House është një “shpirt i lirë” që dëshiron të jetojë afër peizazhit të California-s.

“Të jetosh në Los Angeles do të thotë të jetosh afër natyrës. Prania e mjedisit është e pashmangshme. Kjo shtëpi me fasadën e saj të zgjeruar, e maksimizon atë marrëdhënie”, është shprehur SO-IL.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore