Përballje

Lorik Cana mes legjendave të Marselle


Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ishte në mesin e shumë ish-legjendave të ekipit Olimpique Marselle, që zhvilluan një ndeshje bamirësie ndaj një skuadre të UNICEF-it.

Cana në këtë ndeshje ishte në ekip me shumë legjenda të futbollit si: Didier Drogba, Roberto Pires, Djibril Cisse, Fabrizio Ravanelli, etj., ku ekipi i tyre fitoi me rezultat 7:4.

Në stadiumin “Velodrome” të qytetit të Marsejës ishin të pranishëm shumë tifozë për të parë nga afër ish-futbollistët që dikur shkëlqyen.

Kujtojmë që ish-mbrojtësi i kuqezinjve, ishte pjesë e Marselle-s që nga vera e vitit 2005 deri më 2009, ku luajti për 177 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave realizoi tetë gola dhe dhuroi nëntë asistime.

Ndërkaq, përveç Marselle-s, Cana ka luajtur edhe për ekipe tjera të njohura si: Paris Saint Germain, Lazio, Galatasaray, Nantes e Sunderland.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore