Sport

Lorenzo Insigne përballë Frederico Chiesa-s


Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka publikuar statistikat e dy sulmuesve të Kombëtares së Italisë, Lorenzo Insigne-s dhe Frederico Chiesa-s, përballë njeri-tjetrit. Të dy lojtarët janë elementë kyç në ekipet respektive, Napoli dhe Juventus, si dhe në Kombëtare. Ndërkohë që në 13 shkurt, pritet të jenë përballë njëri-tjetrit edhe në fushën e lojës.

Napoli dhe Juventus-i do të ndeshen të shtunën, për llogari të javës së 22 të Serisë A. Napoli renditet në vend të gjashtë në kampionat, me 12 pikë larg vendit të parë. Juventusi renditet në vend të tretë me shtatë pikë larg Milan-it të vendit të parë. Por, të dy ekipet kanë një ndeshje më pak, atë midis njëra-tjetrës, që u anulua në tetor.

Por cilat janë statistikat që i diferencojnë të dy, Chiesa-n dhe Insigne-n?

Chiesa ka arritur të ketë një paraqitje më shumë në fushën e blertë, këtë sezon, në krahasim me Insigne-n. Por, lojtari i Napolit, ka më shumë minuta të luajtura. Përkatësisht 1 mijë e 327 minuta për napolitanin dhe 1 mijë e 290 minuta për juventinin. Fakt tjetër është se të dy, janë zëvendësuar shpesh. Gjashtë herë ka dal Insigne dhe 10 herë Chiesa.

Në fazën sulmuese, kapiteni i Napolit, ka shënuar nëntë gola, krahasuar me gjashtë gola që ka shënuar ylli bardhezi. Një gol per çdo 147 minuta për Insigne-n dhe një gol çdo 215 minuta për Chiesa-n.

Lojtari i Juventus-it qëndron më lartë te asistet, katër kundrejt tre, saktësia e gjuajtjeve 50% kundrejt 46.2% dhe numri i shanseve të krijuara 21 kundrejt 19.

Rolet në formacionet e ekipeve përkatëse janë të ndryshme. Për Napoli-n kapiteni është i pazëvendësueshëm, ndaj nuk është rastësi që ai ka shënuar dyfishin e pasave, në krahasim me Chiesa-n, 663 kundrejt 331.

Për më tepër, napolitani ka saktësi më të madhe të pasave në tërësi, 84.9% kundrejt 80.5% dhe saktësin më të madhe të tyre në gjysëm fushën kundërshtare, 77.5% kundrejt 69.7%.

Në fazën mbrojtëse Insigne është më lartë me statistika. Kapiteni është përpara, përsa i përketë numrit të ndërprerjeve 19 kundrejt pesë. Chiesa ka bërë më shumë pengesa, 14 kundrejt nëntë dhe më shumë pastrime në mbrojtje, 11 kundrejt zero.

Insigne është ndeshkuar me dy kartona të verdhë dhe një të kuq, ndërsa Chiesa numëron nga një karton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore