Kulturë

Londra heq statujat e dy politikanëve kolonial


Autoritetet lokale londineze kanë vendosur të heqin statujat e dy politikanëve të epokës koloniale britanike.

“Korporata e qytetit të Londrës” votoi të enjten për të hequr statujat e dy figurave të shekullit XVII dhe XVIII sepse ata kishin grumbulluar pasuri përmes tregtisë së skllevërve.

Statuja e parë i përkiste William Beckford, ish-kryetarit të bashkisë së Londrës. E gjithë pasuria e tij ishte e ngritur nga plantacionet në Xhamajkë dhe nga puna e skllevërve.

Statuja e dytë ishte ajo e John Cass-it. Ai ka qenë anëtar i parlamentit dhe një figurë e rëndësishme në tregtinë e skllevërve transatlantikë.

Korporata nisi një konsultim publik mbi monumentet e lidhura me skllavërinë në shtator kur u zhvilluan dhe protestat e Black Lives Matter. Këto protesta përfshinë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.

Demonstratat arritën kulmin në rrëzimin e një statuje të tregtarit të skllevërve në Bristol, Edward Colston.

Në Londër u votuan masat e reja që statujat historike do të hiqen vetëm në “rrethanat më të jashtëzakonshme”.

Vendimin përfundimtar për këtë çështje jepet nga ministri i komuniteteve, Robert Jenrick.

“Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të përpiqet të rishikojë të kaluarën e saj”, shkroi Jenrick për të përditshmen Telegraph.

Sipas tij monumentet nuk “hiqen me qejf ose me urdhrin e një turme”.

“Tregtia e skllevërve është një njollë në historinë tonë dhe vendosja e atyre që përfituan prej saj, në një piedestal është diçka që nuk ka vend në një qytet modern, të larmishëm”, u shpreh drejtuesja e korporatës./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore