Sport

Lojtari i javës në Ligën Unike, Endrit Hysenagolli


Në fundjavë u zhvillua java e parë e Ligës Unike, ligës së përbashkët mes skuadrave të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lojtari me efektshmërinë më të lartë nga të gjitha klubet, ishte Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, me 38.

Në ndeshjen përballë Rahovecit, ai ka shënuar 24 pikë, të cilave iu kishte shtuar edhe 18 kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur.

Ai ndihmoi Tiranës të fitojë ndeshjen e parë, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Rezultate tjera të Ligës Unike nga java e parë ishin këto:

Vllaznia 67-79 Golden Eagle Ylli

Kamza 96-91 Prizreni 16

Teuta 73-82 Peja

Top pesë lojtarët më të mirë të javës u shpallën: Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, Barret Benson dhe Erjon Kastrati të Golden Eagle Yllit, Matthew Eldrigde i Kamza Basket dhe Henrik Sirko i Pejës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore