Lajme

Lodra që mund të mbyllë KFC në Kinë


Një promocion i vetëm i një vakti të gjigantit botëror të “fast food”-it, KFC, mund të çojë deri në mbylljen tërësore të filialeve të tij në Kinë, pas protestave të grupeve të shumta mbi një lodër në menunë e fëmijëve.

Një grup i madh konsumator kinez, ka kërkuar bojkotin e promovimit të këtij vakti nga KFC.

Arsyeja është sepse, sipas tyre, promovimi i një sjelljeje si ato në lodra, nxit konsumatorin të blejë më shumë seç duhet dhe të çojë ushqimin dëm.

Në bashkëpunim me Pop Mart, një prodhues kinez të lodrave për fëmijë, KFC hodhi në treg menunë e re të fëmijëve, me provominin e bërë nëpërmjet një imazhi foshnjarak të Kolonelit Sanders – krijues dhe imazh zyrtar i KFC-së.

Mirëpo, këto objekte në Kinë bëhen të koleksionueshme dhe janë në edicione të limituara. Ndaj, një person, kishte shpenzuar rreth 1 mijë e 600 dollarë, për të blerë menjëherë 100 vakte, për të mbledhur lodrat.

Persona të tjerë kanë kërkuar domosdoëshmërisht të kenë lodrat, duke filluar blerjen dhe shitjen e tyre.

Më pas, një kufizim u vendos për limitin e seteve që mund të bliheshin. Por frenezia nuk përfundoi. Njerëzit filluan t’u jepnin para të tjerëve, vetëm që të shkonin e të blinin një vakt në emrin e tyre.

Promocioni për 35-vjetorin e hapjes së KFC-së në Kinë, jo vetëm që nuk shkoi sipas dëshirës, por edhe mund të ketë dëme të pariparueshme për kompaninë.

Një prononcim nga këta të fundit mbi ngjarjen, ende nuk ka.

Por, paralajmërime kanë ardhur edhe nga presidenti kinez, Xi Jinping, i cili e ka quajtur shpërdorimin e ushqimit “shokues dhe stresues”.

Fushata e “pjatave të pastra” u kthye në një fushatë pjatash të mbetura plot me ushqim të pakonsumuar.

Nëse KFC do t’i mbijetojë, mbetet për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore