Lajme

Llavdrovci i drejtohet Kurtit me “çka po pret”, kërkon shkarkimin e Rakiçit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit

“Së paku përgjigju ndaj kërcënimit të [Goran] Rakiçit”.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përfshirë në thirrjet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të shkarkuar ministrin serb të tij, Goran Rakiçit, si pasojë e ngjarjeve të fundit.

Për atë se vetë ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla deklaroi se Lista Serbe “bashkëpunojnë me grupe kriminale”, Lladrovci tha se “këtu janë dy rrugë”.

“Ose nuk janë të sakta konstatimet se ata ‘bashkëpunojnë me grupe kriminale’ dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu Ju bëni krim”.

Në një dritë të tillë, Lladrovci pyet se “çka po pret Albin?”.

“Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi ‘Listën Serbe’ si ‘parti të devalvuar’ dhe parti që ‘bashkëpunon me grupet kriminale’, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive”.

Sipas kryetarit të Drenasit “fjalët dhe veprat” e qeverisë “po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku!”.

Lista Serbe: Qëllimi ynë është ta rrëzojmë Qeverinë Kurti – në barrikada ishte Radojeçiç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore