Sport

Llapi nënshkruan me futbollistin brazilian


Skuadra e Llapit po vazhdon të jetë aktiv në këtë afat kalimtar veror.

Klubi nga Podujeva së fundmi ka transferuar futbollistin brazilian, Fernando Augusto.

28 vjeçari ka nënshkruar marrëveshje një-vjeçare me llapjanët, e cila ka mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, po ashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të shënojë shtatë gola dhe të dhurojë 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj një gol dhe shtatë asistime.

“Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e sotme të pasdites”, thuhet në njoftim të klubit të Llapit.

“Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të UEFA Confernce League ndaj FK Buducnost Podgoricës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore