Përballje

Llapi është fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për herë të dytë radhazi


Llapi është fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për herë të dytë radhazi.

Ekipi nga Podujeva këtë herë në finale e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 2:1, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Të parët që kaluan në epërsi, ishin skuadra e Llapit, ku Francesco Rivera shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e gjashtë.

Pas gjysmë ore lojë, skuadra e Dritës arriti ta gjejë golin e barazimit.

Ishte Hamdi Nimani i cili barazoi shifrat në minutën e 37-të, pas një harkimi nga Muharrem Jashari.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, teksa që në fillim të së dytës, skuadra e Tahir Batatinës arriti ta gjejë golin e epërsisë.

Ishte Arbnor Ramadani që ngriti të gjithë llapjanët në këmbë, duke realizuar një super gol nga distanca, në minutën e 48-të të ndeshjes.

Në vazhdim të lojës, Drita u mundua ta shënojë golin e barazimit, por Llapi arriti të mbrohet mirë, kështu për ta fituar për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore