Lajme

Lladrovci lavdëron Kastratin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese – “Akteve populliste u mbyllet goja”


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Llavdrovci,

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Llavdrovci, e ka uruar ish-kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastartin, pasi këtij të fundit i dha të drejtë Gjykata Kushtetuese për Reformën në Arsim në Komunën e Kamenicës, dhe përkatësisht rrëzoi vendimin e ministres Arbërie Nagavci.

Zhbërjen e vendimit të Kastratit nga Ministria e Arsimit të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Lladrovci e quajti “rezistencë të keqbërësve” dhe “akte populliste”.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i dha vulë reformave të ndërmarra nga miku im, Qendron Kastrati, ish kryetar i komunës së Kamenicës. Me procese të tilla, herët apo vonë do të përballen edhe komunat e tjera”, shkroi Lladrvoci në Facebook.

Njëjtë sikurse Kastrati, edhe Lladrvoci shkroi se kishte hazur në rezistencë me të nisur një reformë të tillë në arsim.

“Kur e nisa i pari në Drenas këtë reformë, u ballafaqova me rezistencë nga keqbërës dhe qytetarë që nuk ia deshën e as nuk ia duan të mirën arsimit, as nxënësve e as prindërve, me akte populliste, siç bënë edhe në Kamenicë”, shkroi ai.

“Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta!”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore