Sport

Liverpooli refuzon ofertën 30 prej milionë funte të Bayern Munich-ut për Mane-n


Liverpool-i ka refuzuar një marrëveshje me vlerë 30 milionë funte për sulmuesin senegalez, Sadio Mane nga Bayern Munich.

Reds kanë mbetur të hutuar pasi klubi gjerman u kthye me një ofertë tjerër, ku ofruan 25 milionë  funte për Mane-n, e cila u refuzua.

Liverpooli mendohet se dëshiron rreth 50 milionë euro për 30-vjeçarin Mane, duke marrë parasysh vlerësimin e ngjashëm të Bayern-it për 33-vjeçarin Robert Lewandowski.

Mane dhe Lewandowski të dy kanë një vit të mbetur në marrëveshjet e tyre aktuale.

Reprezentuesi polak Lewandowski dëshiron të transferohet te Barcelona këtë verë pas një dekade me Bayern-in.

Mane bëri shaka në fundjavë se ai do të udhëhiqej nga opinioni publik i vendlindjes së tij, duke sugjeruar se shumica e njerëzve senegalez do të preferonin që ai të largohej nga Anfield.

Por sulmuesi më parë ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Liverpool, duke premtuar një përgjigje “speciale” për të ardhmen e tij.

Mane ka shënuar 120 gola për Liverpool*in që kur erdhi nga Southampton për një tarifë prej 36 milion funte në qershor 2016, duke e ndihmuar klubin të ketë sukses në Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premier League në 2020.

Ai nënshkroi një vazhdim të kontratës me klubin në vitin 2018, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Liverpool gjithashtu përballet me një problem për të ardhmen e yllit egjiptian Mohamed Salah, i cili gjithashtu do të jetë një agjent i lirë në verën e 2023.

Salah ka thënë se synon të qëndrojë në Liverpool sezonin e ardhshëm, por Barcelona thuhet se dëshiron ta nënshkruajë atë si lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Të mërkurën, Liverpool u lidh me një ofertë për sulmuesin 22-vjeçar të Uruguait dhe Benfica-s, Darwin Nunez.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore