Përballje

Liverpool mposht Tottenham-in në udhëtim


Skuadra e Liverpool-it ka shënuar fitore të madhe, duke e mposhtur Tottenham-in në udhëtim me rezultat 1:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 15-të në Premier Leauge.

Mohamed Salah ishte protagonist në këtë sfidë, ku realizoi të dy golat për Liverpool-in.

Të parin egjiptiani e shënoi në minutën e 11-të, derisa në të 40-tën shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes kundërshtare, duke e dyfishuar epërsinë.

Ndërkohë, për Tottenham-in, golin e vetëm e shënoi Harry Kane në minutën e 70-të.

Liverpooli ia doli të mbante epërsinë 2-1, duke fituar tre pikë në këtë takim mjaft të vështirë si mysafir.

Pas javës së 15-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Tottenhami është në të katërtin me 26 sosh, e në xhiron e 16-të, Reds takohen me Southamptonin, gjersa Spurs kanë punë me Leeds United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore