Sport

Liverpool-i synon qendërmbrojtësin e Olympiacos-it


Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, Liverppol-i, ka nevojë të forcohet në linjën e mbrojtjes. Emri më i ri që ka dal në skenë për anglezët është Pape Abou Cisse. Qendërmbrojtësi që aktivizohet me gjigandët grek të Olympiacos-it.

Cisse është një emër i lakuar në Premier League. Pas tij janë edhe dy skuadra të tjera angleze. Një skuadër është rivali i qytetit të Liverpool-it, Everton-i dhe skuadra tjetër është Arsenal-i.

Liverpool-i duket skuadra më e avantazhuar për të marrë shërbimet e mbrojtësti senegalez. 26-vjeçari ka eksperienca të mëparshme në Francë. Ai ka qenë pjesë e Ajaccio dhe Saint-Etienne.

Lojtari gëzon formë të mirë fizike, çka mund të nxisë edhe ofensivën e klubit anglez. Sipas raportimeve nga mediat angleze, Liverpool-i është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e Cisse-s.

Këtë sezon, 26-vjeçari është paraqitur në 13 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe kualifikueset për Kupat e Evropës. Ai ka arritur të shënoi edhe dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore