Sport

Liverpool-i rivalizon Arsenal-in për Odegaard-in


Liverpool-i vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit të Real Madrid-it, Martin Odegaard-in. Norvegjezi ka impresionuar me paraqitjet e tij në Londër me Arsenal-in dhe Jurgen Klopp-i e dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij te Liverpool-i.

Odegaard-i u huazua nga Real Madrid-i te Arsenal-i gjatë merkatos së janarit dhe në pak kohë ai është shfaqur në nivele të larta nën drejtimin e Mikel Arteta-s.

Në ndeshjen që Arsenal-i humbi përballë Liverpool-it, norvegjezi ishte larg formës së tij më të mirë, por kjo nuk nuk bëri që Klopp-i të mos thurte elozhe për 22-vjeçarin.

Gjermani është një përkrahës i Odegaard-it, që nga 2015, kur mbërriti në Anfield, por Real-i e cilësoi si të pashitshëm lojtarin. Sidoqoftë, huazimet e shpeshta të norvegjezit, mund të bëjnë që sezonin e ardhshëm ai të vendoset përfundimisht në një destinacion.

Odegaard-i është i hapur për kalimin përfundimtar në Premier Ligë. Arsenal-i e kërkon në huazim përsëri, ndërsa sipas Daily Star, Liverpool-i është klubi që mund t’i plotesojë kërkesat e lojtarit dhe ato të klubit. 40 milionë paund për transferimin dhe 200 mijë paund në javë për lojtarin.

Chelsea është klubi tjetër që ka shfaqur interes për lojtarin dhe është e gatshme të joshi norvegjezin. Ndonëse Arsenal-i duket i bindur që Odegaard-i do mbetet te topçinjtë.

Norvegjezi po shqyrton mundësitë, pasi edhe PSG është pas tij. Liverpool-i duket destinacion serioz, por problematik mbetet sistemi i lojës së Klopp-it. Gjermani luan 4-3-3, stil në të cilin Odegaard-i nuk përshtatet. Kalimi në 4-2-3-1 do të ishte më i përshtatshëm, për të marrë më të mirën e norvegjezit.

Fundi i sezonit dhe ai i Euro 2020 do të jetë vendimtari për lëvizjen e shumë futbollistëve dhe deri atëherë, duket se marrëveshjet do të jenë të ngadalta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore