Futboll

Liverpool-i godet sërish Tottenham-in


Jurgen Klopp feston fitoren e Liverpool-it kundër Tottenham Hotspur-it me rezultatin 3-1, në shtëpinë e kundërshtarëve – pasi fituan edhe ndeshjen e parë në Liverpool. [2-1].

Pas golave të Roberto Firmino-s (minuta 4’ shtesë e gjysmës së parë), Trent Alexander-Arnold në të 47-ës, Pierre-Emile Hojbjerg i Hotspur-ëve shënoi një gol (47’) nga jashtë zone dhe afroi rezultatin. Më mbas, në minutën 65’, Sadio Mane realizoi golin e tretë e të fundit të takimit.

Të dy klubet patën gola të anuluar pas konfirmimit nga VAR (Virtual Assistant Referee) – Son Heung-min për shëmbull, në minutat e para të lojës në një pozicion mjaft të diskutueshëm për pozicion jashtë loje. Ashtu dhe për Mohamed Salah pak kohë më vonë pas golit të Hojbjerg.

Sidoqoft, ‘të Kuqtë’, dominuan mbrëmjen e djeshme në Stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ por, në pushimin midis pjesëve, mbrojtësi qendror i Liverpool-it nga Kameruni, Joel Matip, la ndeshjen pasi dëmtoi ligamentin e kyçit të këmbës; gjë që e konfirmoi vetë Klopp.

Klopp ka transkriptuar disa nga pikat kyçe që dëshmojnë se pse Liverpool-i dominoi pas pesë ndeshjeve në Premier Ligë:

“Padyshim që vendimet finalizuese bënë diferencën. Sadio-n e patëm në një pozicion të mirë për të shënuar, por nuk ja arriti dhe sidoqoftë, ajo që erdhi më pas nga ana e Tottenham, shkaktoi reagimin tonë të përhershëm – “ah, ja ku po vjen sërish” – por që jashtë loje. Djemtë luajtën mjaft mirë dhe mund të them së jam I kënaqur me performancën e tyre të përgjithshme”, ka shkruar Klopp në webfaqen e Liverpool-it.

Liverpool-i gjendet vetëm katër pikë larg Manchester City-t, të cilët udhëheqin klasifikimin e kompeticionit. Të Kuqtë shënojnë 10 fitore, shtatë barazime e tre humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore