Përballje

Liverpool dominojnë Burnley-n për fitoren e dytë të sezonit


Ndeshja e parë e Javës së dytë në Premier League mes Liverpool-it dhe Burnley-t ishte interesante dhe përfundoi me fitoren e “The Reds”.

Liverpool fituan me rezultat 2:0 për të siguruar gjashtë në tabelën e Premier Ligës.

Ndeshja ishte e dominuar nga Liverpool, të cilët kishin mundësi të panumërta.

Stadiumi i “Anfield” ishte i mbushur plot, ku prezent ishin rreth 52 mijë shikues.

Befasia e kësaj ndeshje ishte 18-vjeçari anglez, Harvey Elliott, i cili dominoi në mesfushën e “The Reds”.

Goli i parë u shënua në minutën e 18-të nga Diogo Jota pas një harkimi të Konstantinos Tsimikas.

Ata shënuan përsëri në minutën e 27-të me Mohamed Salah, por goli u anulua pasi egjiptiani ishte në pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë Liverpool kishin shumë mundësi por nuk i realizonin ato.

Në minutën e 69-të, Sadio Mane shënoi golin e dytë, pas një aksioni shumë të mirë i cili filloi me Virgil Van Dijk dhe përfundoi me senegalezin.

Liverpool tani më radhiten të parët me gjashtë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore