Përballje

Liverpool dhe Arsenal zbresin në fushë për derbin e së shtunës në Premier League


E shtuna në Premier League vjen me disa ndeshje mjaft interesante.

Dueli i parë do jetë mes Leicester dhe Chelsea-t në ora 13:30.

Chelsea po kalojnë formë jashtëzakonisht të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit kanë katër fitore dhe një barazim.

Ndërsa Leicester, në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Momentalisht Chelsea radhiten të parët në Premier League me 26 pikë, kurse Leicester janë në vendin e 12-të me 15 pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë mes Chelsea dhe Leicester, do të luhen edhe gjashtë ndeshje të tjera në ora 16:00.

Manchester United do përballen me Watford dhe do synojnë pikët maksimale pas një forme të dobët.

Në pesë ndeshjet e fundit, Manchester United ka fituar dy ndeshje, ka humbur dy dhe ka barazuar një ndeshje.

Ndërsa në anën tjetër Watford ka fituar vetëm një ndeshje, dhe i ka humbur të tjerat.

Manchester United radhiten në pozitën e gjashtë me 17 pikë, kurse Watford janë në vendin e 17-të me 10 pikë.

Ndeshjet e tjera që luhen në ora 16:00 janë:

Aston Villa – Brighton

Burnley – Crystal Palace

Newcastle – Brentford

Norwich – Southampton

Wolves – West Ham

Ndeshja përmbyllëse, e cila fillon në ora 18:30 është derbi mes Liverpool dhe Arsenal.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë mjaft të mirë, ku Arsenal nuk ka humbur në 11 ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër Liverpool po kalon formë mjaft të mirë po ashtu, por “The Reds” vinë nga një humbje përballë West Ham në ndeshjen e fundit.

Me një fitore eventuale, Arsenal do kalonte Liverpool-in në renditjen tabelare të Premier League.

Deri më tani, Liverpool radhiten në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Arsenal janë në vendin e pestë me 20 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore